Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se qëndrimet e Kosovës janë edhe veprime të tyre, shkruan Reporteri.net.
Këtë deklaratë e dha pas anulimit të referendumit serb në Kosovë.
“Pat paralajmëruar kryeministri Kurti me 29 dhjetor 2021 në lidhje me e referendumin e Serbisë në Kosovë. Qëndrimet përveçse veprime i bëmë edhe vendime të zbatuara”, shkroi Kryeziu në Facebook.
Ai theksoi se Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovë u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë dhe praktikave të dëmshme të deritanishme.
Pas reagimit të shteteve të QUINT-it, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, u takuan me ambasadorët e këtyre vendeve dhe mbajtën qëndrimin.
Të nesërmen, e shtunë 15 janar, Kuvendi i Kosovës po ashtu votoi kundër këtij referendumi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.