×
  • Lajme
  • Lajme

    Ku e ka Serbia “vijën e kuqe” në (mos)vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse?

    Reporteri
    12 Tetor 2022 | 13:51
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

    Çdo ditë që agresioni rus mbi Ukrainë vazhdon, hapësira e Serbisë për të manovruar ngushtohet, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për herë të parë, ka thënë se Serbia qëndron në mos-sanksionimin e Rusisë “derisa dëmi të jetë më i madh se përfitimi”.

    “Deri kur dëmi të jetë më i madh se çdo gjë tjetër”, Vuçiç ka thënë se Serbia do të qëndrojë në pozicionin aktual të saj, përkatësisht në mos vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

    Se ku është “vija e kuqe” mbetet të shihet, megjithëse komentatorë politikë botërorë thonë se “Serbisë i është ngushtuar e tërë hapësira e manovrimit”.

    Analisti Nebojsha Krstiç, thotë pë Euronews se “Serbia nuk i shkakton asnjë dëm Rusisë po qe se i vendos sanksione, por se Serbisë i sjell përfitime”.

    Madje, sipas tij, edhe Rusia “do ta kuptonte” ngase kjo e fundit është thirrur për të kusheditësatënherë, në pavarësinë e Kosovës.

    Ministrja serbe, Zorana Mihajlloviç thotë se “nuk ka dilema për pozicionin e Serbisë”.

    “Kur e shihni hartën, Serbia është në Evropë. Zyrtarisht apo jo zyrtarishtd, direkt apo indirekt Serbia po lëviz drejt integrimeve evropiane”.

    “Prandaj, ne duhet të bashkërendohemi në politikat evropiane. Ne s’duhet ta kuptojmë këtë si ndonjë lloj tmerri, por si diçka krejtësisht të natyrshme dhe normale”, i tha ajo Euronews-it.

    Strahinja Subotiç nga Qendra për Stuime të Politikave Evropiane në Beograd, thotë se situata ka arritur në një gjendje ku gjuha dhe retorika është bërë më e kujdesshme.

    Një klimë e tillë, Subotiç thotë se përfaqëson “pashmangshmërinë” për t’i përgatitur qytetarët me faktin se Evropa do të jetë një kontinent ku Rusia dhe Bjellorusia “do të jenë të përjashtuara”, përcjell Reporteri.net.

    “Fakti që presidenti Vuçiç mori pjesë në samitin e komunitetit politik evropian, në formatin e 44 vendeve, qëllimi i të cilëve është të frenojnë Rusinë, tregon se hapësira jonë për manovrim po ngushtohet dhe se do të duhet të pajtohemi gradualisht me të”.

    “Duam apo s’duam, qëllimi për t’u anëtarësuar dhe për të mos u bërë një dele e zezë në kontinentin evropian, mendoj se çdo lider politik i mençur do ta kuptojë se megjithëse ka një çmim të caktuar për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ka edhe një çmim për mosrespektimin e sanksioneve të BE-së”, theksoi ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!