Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka dorëzuar padi ndaj Natyra Kuçit të PSD-së në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Gazeta online Reporteri.net ka kontaktuar me avokaten Arbnora Pireva Dervisholli, por ajo nuk është përgjigjur.
Ndërkaq, ndaj kësaj padie ka reaguar Kuçi, e cila e ka quajtur Konjufcën “ekspert për shpifje e manipulim”.
“Glauk Konjufca më paska paditur për shpifje, 15.000 € është dëmshpërblimi që po e kërkon si kompensim, me siguri po i duhen për me ia dhënë ndonjë ‘djali të djalit djalit të mixhës’, që i ka mbetur pa u punësu”.
“Hajt krisja shahut Glauk, se për shah, shpifje e manipulim, ti je ekspert”, shkroi Natyra Kuçi, duke bashkëngjitur edhe një emotikon duke qeshur.