×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Kujtesa’ mbetet pa një prej kanaleve kryesore në vend – transmeton ilegalisht Klan Kosovën

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 20:24

    Klan Kosova ka njoftuar se ky kanal televiziv është duke u transmetuar në mënyrë ilegale dhe të paautorizuar në platformat Kujtesa dhe Telcomm.

    Ky televizion thotë se asnjëra nga këto nuk ka marrëveshje dhe as të drejta për ta bërë një gjë të tillë.

    Njoftimi i plotë:

    Klan Kosova informon të gjithë shikuesit në Kosovë dhe gjithandej botës se ky kanal televiziv është duke u transmetuar në mënyrë ilegale dhe të paautorizuar në platformat Kujtesa dhe Telcomm.

    Kujtesa dhe Telcomm janë informuar se janë duke e transmetuar në mënyrë të jashtëligjshme programin e Klan Kosova, por të dyja kanë vazhduar ta kenë në platformat e tyre kanalin tonë.

    Njëra dhe tjetra do të ndiqen penalisht për këtë.

    Televizioni u bënë thirrje autoriteteve përkatëse, përfshirë Komisionin e Pavarur për Medie, por edhe organeve të drejtësisë, të merren me këtë çështje dhe të garantojnë rregullshmëri dhe zbatim të ligjit në këtë fushë.

    Nga e shtuna, Klan Kosova ua ka ndërprerë sinjalin edhe disa platformave dhe operatorëve tjerë që kanë transmetuar programet e televizionit pa asnjë marrëveshje dhe në mënyrë të paautorizuar, siç bënë Kujtesa dhe Telcomm.

    Të vetmit operatorë që kanë të drejtë të transmetojnë kanalin Klan Kosova janë Artmotion dhe Ipko.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!