×
  • Lajme
  • Lajme

    Kundërshtarët e “Ballkanit të Hapur” janë më shumë kundër Serbisë, thotë Daçiqi

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 12:05

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kundërshtarët e iniciativës “Ballkani i Hapur” janë më tepër kundërshtarë të Serbisë sesa vet iniciativës.

    Ai ka thënë se atyre u pengon se Serbia e propozoi idenë.

    “Mendoj se është ide që mund t’u pengojë vetëm atyre që janë kundër bashkëpunimit e janë më tepër për idenë e konfliktit. Kundërshtarët e idesë janë më tepër kundërshtarë të Serbisë sesa të vet idesë. U pengon se Serbia e ka propozuar dhe që Serbia është mjaftueshëm e fortë për të përfaqësuar shtetin lider në rajon”, ka thënë Daçiq raporton “Tanjug”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!