×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kur Lajçak thotë se diçka nuk ekziston, ajo definitivisht ekziston” – Janjiç komenton të ashtuquajturën “kornizë të re” të dialogut

    Reporteri
    19 Shtator 2022 | 13:55
    Analisti dhe publicisti serb, Dushan Janjiç

    Përvoja më thotë se kur [Miroslav] Lajçak thotë se diçka nuk ekziston, ajo definitivisht se ekziston, pohoi analisti dhe publicisti serb, Dushan Janjiç për agjencinë e lajmeve Beta, raporton gazeta online Reporteri.net

    Këtë koment Janjiç e bëri pas emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se “nuk ka ndonjë armaturë të re të propozuar” për dialogun, siç pati deklaruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

    “Vuçiç foli me ton të fryrë kur e quajti propozimin e ri të Perëndimit ‘përforcim’ sepse kjo s’tingëllon mirë. Në parlament, ai i përshkroi disa pika, të cilat, sipas tij, paraqesin format të ri”.

    “Miroslav Lajçak reagoi ndaj kësaj, i cili për herë të parë sulmoi Vuçiçin në Prishtinë, duke thënë se nuk ekziston ndonjë format i tillë. Përvoja ime më thotë se kur Lajçak thotë se diçka nuk ekziston, ajo definitivisht ekziston”, është shprehur Dushan Janjiç.

    Janjiç tha se në tre muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë intenzivisht të angazhuar që të zgjidhin çështjen e Kosovës, “duke provuar ta bëjnë procesin serioz”.

    “ShBA insiston që situata e sigurisë në terren njëherë duhet të përmirësohet, siç bënë më 31 korrik. Gjithashtu, ShBA insiston që të ketë format të ri dhe ky dokument sigurisht se ekziston”, ka thënë Janjiç.

    I pyetur nëse ShBA qëndron pas këtij dokumenti, Janjiç kujtoi se Joseph Biden tha në Beograd në vitin 2016 kishte thënë se nuk do të kishte njohje të plotë të pavarësisë së Kosovës, por se faza e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve duhet të përfundojë me një lloj zgjidhjeje të statusit, raportoi Danas.

    “Donald Trump bëri të njëjtë gjë, kur u nënshkrua marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Ideja e Dy Gjermanive, siç përmendet, është krejtësisht racionale dhe e vetmja e mundshme”.

    “Dhe, në fakt, emërtimi korrekt amerikan është se njohja ka disa ngjyra dhe njëra prej atyre ngjyrave është njohja e ekzistencës së Republikës së Kosovës”, u shpreh Dushan Janjiç, transmeton Reporteri.net.

    Në Bashkimin Evropian nuk ka unitet në zgjidhjen e kësaj çështje, vlerësoi publicisti serb. Prandaj, thotë ai, ShBA i ka ardhur “në shpëtim”.

    Pyetur nëse qeveria në Serbi do të pranojë ekzistencën e Republikës së Kosovës, Janjiç shprehet se “Serbia, me dialogun e Brukselit, ka pranuar faktin e bisedimeve me një Kosovë të pavarur”.

    “Vuçiç tanimë po përgatit publikun për përgjigjet e tij, dhe ajo përgjigje, nuk do të vjen menjëherë, por që Serbia do të marrë pjesë në dialogun e kësaj teme”.

    Sipas tij, nëse vazhdojnë konfliktet në Kosovë, ShBA-të do të kalojnë në planin B.

    “Plani B përfshin menaxhimin e konfliktit dhe destabilizimin që ShBA-të do ta kontrollonin. Në rrethana të tilla, ShBA-ja do të impononte një zgjidhje për të dyja palët në konflikt”, përfundoi Dushan Janjiç./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!