×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bisedon me Borrellin për çështjen e referendumit të Serbisë

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 22:16

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.

    Kurti ka thënë se Borrellit ia ka përcjellë qëndrimin në lidhje me mundësinë e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovës

    Ai ka ripërsëritur se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë nëpërmjet postës apo në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

    “Në një telefonatë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ia përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë të cilët kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë nëpërmjet postës apo në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Një referendum në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar në asnjë vend demokratik”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!