Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilën ai shkoi që ta shikojë në Hamburg.

Ai ka shkruar në Facebook se pjesa e parë ishte e Shqipërisë, ndërsa e dyta e Kroacisë.

“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.

Reklamë

“Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!”, ka shkruar ai.