×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhe Osmani qëllimisht po ndjellin atmosferë frike, vlerëson Hoxhaj

    Reporteri
    17 Gusht 2022 | 11:31

    Javëve të fundit Kosova po udhëhiqet nga frika gjersa deri më sot kishte edhe siguri psikologjike, vlerësoi ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj.

    Këto komente Hoxhaj i bëri në dritën, e siç e quajti ai “lëkundjeve nga sllogani në sllogan”, referuar kthimit në diskurs të temës së luftës nga kryeministri dhe presidentja.

    “As edhe në ëndrrën më të keqe nuk e kam paramenduar që politika e jashtme të lëkundet nga sllogani në sllogan, pa qëllime dhe pa strategji!”, shkroi deputeti.

    Këtë që Hoxhaj e quan oshillim slloganesh, ai e konsideron atë të janarit nga kryeministri për “një marrëveshje ku Kosova dhe Serbia zotoheshin të mos e sulmojnë njëra-tjetrën” si dhe ajo e presidentes “për një traktat të mbrojtjes së ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”.

    “Konceptualisht, marrëveshja për mos sulm dhe e traktatit të mbrojtjes reciproke, i takojnë kohës në mes të dy luftrave botërore! Në një kohë të sotme kur edhe Suedia dhe Finlanda po anëtarësohen në NATO, duke kërkuar mbrojtje kolektive nga ajo!”.

    “Ideja e traktatit të mbrojtjes është serioze vetëm nëse do të ishte diskutuar dhe koordinuar paraprakisht me Shqipërinë! Të mos shpallet vetëm si sllogan, duke pasur në krah, pa paralajmërim, Presidentin e Shqipërisë, që u zu në befasi dhe nuk tha asgjë në konferencë për media!”, shkroi Hoxhaj mes tjerash,

    Referuar këtyre “dy slloganeve”, Hoxhaj thotë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani “qëllimisht po mbjellin një atmosferë frike, duke zëvendësuar temat e brendshme të krizës ekonomike dhe me sllogane të politikës së jashtme”.

    Kjo, sipas Hoxhajt, “nuk po bëhet për ta mbrojtur shtetin dhe sovranitetin, por për ta përmbushur egoizmin personal dhe populizmin partiak”.

    “Kjo është kohë që kërkon vendosmëri, maturi dhe qëndrueshmëri. Nuk është kohë e parullave si frymëzime të çastit drejt moçalit politik, nga ku s’mund të dalim assesi! Tani, takimin e 18 gushtit, a do ta filloni nga mos sulmi, apo nga mbrojtja?”, përfundon ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!