×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti dhe Vuçiç, rehat në ‘status quo’ për të rritur rejtingjet e tyre politike”, thotë Jakshiç

    Reporteri
    26 Gusht 2022 | 14:18
    Publicisti Boshko Jakshiç

    [Aleksandër] Vuçiç dhe [Albin] Kurti janë rehat me ‘status quo’-n, sepse përmes saj e portetizojnë veten si shpëtimtarë të kombeve të tyre dhe rrisin rejtingjet e tyre politike, i tha televizionit N1, publicisti dhe politologu, Boshko Jakshiç, transmeton “Reporteri.net”.

    Për masat e reja të qeverisë kosovare zbatimi i të cilave pritet të nis me 1 shtator, Jakshiç tha se nuk pritet të ketë ndofarë konflikti.

    Kjo sepse, sipas tij, Kurti dhe Vuçiç i dinë kufijtë e veprimeve të tyre.

    “Sigurisht se nuk do të ketë ndonnë konflikt më të mprehtë, jo vetëm për atë se KFOR-i ka rritur prezencën ushtarake, por shumë më shumë për shkak se Vuçiç dhe Kurti e dinë se sa larg mund të shkojnë, pavarësisht retorikës të zjarrtë dhe mospërputhshmërisë mes tyre”, tha Boshko Jakshiç.

    Situatën e tanishme, gazetari serb e sheh si kthim në stabilokraci. “Një situatë ku gjëja kryesore ështtë të sigurohet se nuk do të ketë konflikt, dhe çështjet e tjera shohim e bëjmë si do të zgjidhen”, përcjell “Reporteri.net”.

    “Nëse këto dy masa bizarre siç janë targat dhe dokumentet mbesin, atëherë si të arrihet zgjidhje në pozicione diametralisht të kundërta”, thotë ai.

    “Pavarësisht asaj se a do të arrihet apo jo ndonjë zgjidhje, është tejet e rëndësishme që palët të mos e përjetojnë atë si fitore e as si humbje”, tha Jakshiç.

    Megjithëkëtë, çështjen një fjalë gazetari serb e sheh jo të rëndësisë së madhe. “Çfarë i pret para janë çështjet më serioze”, tha ai.

    “Ajo çfarë është në favor të Beogradit është se [Gabriel] Escobar tha se të gjitha çështjet nga Marrëveshja e Brukselit duhet të diskutohen”.

    “Përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, u shpreh Jakshiç.

    “Dhe, kur e thonë amerikanët, ajo fiton peshë dhe krijon platformë të re për negociatat e ardhshme”, shprehet i bindur ai.

    Jakshiç tha se i beson amerikanëve, “ngase kur ata e marrin një punë në dorë, ata e zgjidhin”.

    “Kosova ka marrë më shumë rëndësi në kontekstin e luftës në Ukrainë, prandaj dëgjuam që edhe Sekretari Anthony Blinken është i gatshëm të përfshihet”.

    Të dyja palët, Kosova dhe Serbia, sipas Jakshiç, “duhet të pajtohen me faktin se nuk i kanë të gjitha”.

    “Në Prishtinë, është situtatë acaruese që shefi i diplomacisë evropiane dhe emisari evropian nuk e njohin Kosovën, ndërkaq Beogradi duhet të pranojë faktin e përfshirjes amerikane, të cilët përsërisin se kompromisi i vetëm është njohja reciproke”, tha ai.

    “Ka ende hapësirë për manovrim dhe situata acaruese, por varet nga vullneti i mirë i negociatorëve”, u shpreh mes tjerash gazetari serb, Boshko Jakshiç.

    Jakshiç është prej gazetarëve dhe publicistëve të parë që publikisht ishte shprehur se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës pas vitit 2008./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!