×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Kurti e propozoi për Ministër të Kulturës, vjen reagimi i Fatmir Spahiut pasi dështoi votimi për Qeverinë

    Reporteri
    26 Tetor 2025 | 12:45

    Kryetari i VV-së, Albin Kurti në seancën e Kuvendit sot, në mesin e emrave që prezantoi për kabinetin e ri qeveritar, ishte edhe ai i aktorit Fatmir Spahiu, si Ministër i Kulturës dhe Turizmit, shkruan Reporteri.net.

    E pas dështimit të votimit pasi Kurti s’i kishte numrat, ka reaguar vetë Spahiu përmes një postimi në Facebook ku ka treguar se i kishte konfirmuar Kurtit ftesën për këtë pozitë sot në mëngjes.

    Ai madje me shaka thotë se i kishte bërë gati dy statuse, atë nëse do të votohej dhe atë të mos-votimit, që edhe e ka publikuar.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Te nderuar miq,

    Para do dite pra edhe me nje konfirmim pozitiv nga ana ime, sot ne mengjes, duke pas bindje te plote se do ta kry mire kete pune, i konfirmova Kryeministrit Kurti se do te pranoj ftesen per poziten Minister i Kultures dhe Turizmit.

    Pavarsisht qe nuk u votu, e falemnderoj zotin Kurti qe tek une ka pa nje profesionist qe do ta kryente mire kete detyre. Sidomos per perzgjedhjen e nje personi qe nuk eshte anetar i ndonje partie politike!

    Si Buf, do te vazhdoj kontributin tim aty ku e shoh qe e kam vendin, edhe atehere kur nuk me kerkohet.
    Do te vazhdoj me promovu gjuhen e bute me respekt te ndersjelle si deri tash!

    Do te vazhdoj me punu per me qene Kosova e para!

    Perkunder deshires time me dhane nje kontribut kjo pune nuk u be.

    Mandej doren ne zemer prites pak me shkru me “ë” – ja rregullisht, plus ish dasht me pagu chatgbt pro ?
    *per hire te sinqeritetit i kam bo gati dy statusa, ai i votimit ka qene me i gjate pak, keshtu qe me mire per lexuesin ky qe u postu se me i shkurte!
    Shkojme me;
    Rrnofte Kosova!
    Me respekt,
    Fatmir Spahiu
    I propozuari per Minister, ne nje mengjes vjeshte ne Prishtine.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!