×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e tregon sot qëndrimin e Qeverisë lidhur me shtrenjtimin e rrymës

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 10:58

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se sot do ta shpalosë qëndrimin e Qeverisë lidhur me propozimin për rritje të çmimit të energjisë elektrike, shkruan Reporteri.net.

    Këtë ai e deklaroi gjatë një konference për shtyp pas vizitës që i bëri AKP-së, duke thënë se e kupton brengën e të gjithëve dhe se ekzekutivi është intensivisht duke e trajtuar këtë çështje, si dhe ftoi mediat që ta përcjellin në orën 15:00 në konferencë për media që tha se do ta mbajë së bashku me Ministren e Mkonomisë, Artane Rizvanollin.

    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë 75 milionë euro subvencionim për shpenzimet e energjisë elektrike, por sipas vendimit, shumicën e subvencionim nga shteti praktikisht pritet ta përfitojnë bizneset.

    Ndërsa qytetarët për familjet e tyre do të detyrohen të jenë në dorë të rritjes ose uljes së çmimit të energjisë në bursat botërore, ose të reduktojnë shpenzimin e energjisë në më pak se 600 kwh, gjë që për shumicën prej tyre pothuajse është e pamunshme, sidomos gjatë stinës së dimrit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!