×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti emëron Elizabeth Gowing këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 13:28

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Elizabeth Katherine Gowing, këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve.

    Elizabeth Gowing ka studiuar në Magdalen College, Oxford, dhe ka përfunduar studimet master në Institutin e Arsimit, Universiteti i Londrës.

    “Ka punuar në politika arsimore dhe në arsimin fillor në Britani të Madhe. Që nga viti 2006, kur është zhvendosur në Kosovë, Gowing është angazhuar në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, me fokus te komunitetet joshumicë”, thuhet në njoftim.

    Është autore e pesë librave, nga të cilët katër janë për Kosovën dhe Ballkanin. Ka përkthyer edhe dy libra nga shqipja – biografinë e Adem Demaçit, dhe kujtimet e Hasan Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!