×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti, frikacak – Takimi i sotëm në Bruksel s’prodhon zgjidhje afatgjate”, thotë Hyseni

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 10:10

    Kosova ka kryeministër frikacak andaj edhe bisedimet e sotme në Bruksel nuk do të prodhojnë ndofarë zgjidhje afatgjate, vlerëson anëtari i së majtës socialdemokrate, Zgjim Hyseni në një prononcim për “Reporteri.net”.

    Takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Hyseni e sheh potencialisht vetëm si zgjatim të nivelit teknik-negociator – përkatësisht të bisedimeve teknike mes ish-kryenegociatorëve Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviç.

    “[Kurti] do të bëjë marrëveshje asofare çfarë i duhen që përkohësisht të ruajë pushtetin e tij, e jo marrëveshje që siguron paqe të përhershme për dy popuj”, tha Zgjim Hyseni.

    Si rrjedhojë të asaj që Hyseni e sheh si “ngecje në nivel të dialogut [teknik] të Edita Tahirit”, ai thotë se “kjo rrjedhë na dërgon në shtyerje të vazhdueshme, e që stacion e ka Asociacionin”.

    Ndërkaq për Asociacionin, Hyseni decidivisht shprehet se “ajo nuk është zgjidhje përfundimtare”.

    Të enjten krerët shtetëror takohen në Bruksel, ndërsa pritshmëritë se ky takim do të prodhojë gjë kanë qenë të ulëta edhe nga vetë palët.

    Emisari sllovak përgjegjës për fascilitimin e dialogut, Miroslav Lajçak, megjithatë është shprehur se “presim një marrëveshje” por se gjithsesi se “jo finale”, pasi që, siç u shpreh ai “do të ishte shumë naive të shpresonim në këtë”.

    Kryeministri kosovar ka thënë se me doemos do të insistojë në reciprocitet me Serbinë dhe se vendimet e reja të qeverisë që hynë në fuqi më 1 shtator “nuk diskutohet në Bruksel”.

    “Reciprociteti është parimi. Nuk kemi qëllime të njëanshme dëmtuese”, ka thënë kryeministri.

    Presidenti serb në anën tjetër ka bërë të ditur se këmbëngulësisht do të kërkohet Bashkësia e komunave me shumicë serbe, dhe ato jo sipas Kushtetutës së Kosovës, por sipas asaj që ai e konsideron të jetë negocuar /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!