×
  • Lajme
  • Lajme / Kryeministri për takimin në Bruksel

    Kurti për Lajçakun: Është koordinuar me Vuçiqin, me 14 shtator u ekspozova përballë skenarit të tij kundër Kosovës

    Reporteri
    18 Shtator 2023 | 11:08

    Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin e 14 shtatorit, me ç’rast ka thënë se vetëm ai ka bërë një propozim për marrëveshje, ndërsa jo Serbia.

    Ai në këtë konferencë ka goditur përfaqësuesin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se ka pas një kooordinim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Reporteri.net.

    “Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një skenari të cilin z. Lajçak. Dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë. Me 14 shtator pati një pozicionim të qartë kundër Kosovës dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti. Ata kanë shkuar me goditjen e të ardhmes të Kosovë. Ose do të zbatojmë marrëveshjen në tërësi, ose nuk mund t’i zbatojmë ato që i do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur dhe një Republikë e pavarur e Kosovës nuk do të ec në një shteg të tillë”, ka thënë Kurti në konferencë.

    Ai ka thënë se pasi propozoi një plan të sekuencimi të punuar nga Republika e Kosovës, presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar.

    “Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist”, tha Kurti.

    Kryeministri tutje shtoi se pas daljes nga takimi, ndërmjetësuesi lëshoi një dokument që tha se Vuçiqi e pranoi, e Kurti e refuzoi.

    “Një informacion i tillë është i pavërtetë. Në atë plan të Lajçakut zbatohet ajo që Serbia e kërkon”, tha Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!