Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim para strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se në vitin 2025 do t’i fitojnë dy palë zgjedhje, ato parlamentare si dhe ato lokale.
Gjatë fjalimit Kurti përmendi opozitën, duke pretenduar se “s’mund t’i shtyjnë zgjedhjet pafundësisht”.
Si formë shembulli përdori klubin Ballkani nga Suhareka që këtë edicion fitoi Supërligën e Kosovës si dhe Kupën e Kosovës, në këtë mënyrë Kurti aludoi VV-ja do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare e ato lokale.
“Në vitin 2025 do t’i kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveç se do ta kremtojnë 20 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, por patjetër më 2025 do t’i kemi edhe zgjedhjet parlamentare sepse opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”.
“Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm futbolli fjala vjen Ballkani i Suharekës. Për qeverisje qendrore e komunale, nga zgjedhjet parlamentare e lokale le ta fitojë Vetëvendosja vitin 2025 edhe kampionatin edhe Kupën”, ka thënë Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.