×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i drejtohet opozitës: Mos i bartni gajlet e mia

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 15:29

    Kryeministri Albin Kurti ka kritikuar qeveritë e kaluara lidhur me Ligjin për Paga, shkruan Reporteri.net.

    Ai iu ka drejtuar në veçanti Ramush Haradinajt e Besnik Tahirit, të cilët e kritikuan kryeministrin për mosrealizimin e Ligjit për Paga.

    “Pikërisht duke bërë ligje shkel e shko kemi mbetur pa ligj. Mos e bartni për së rëndi problemin që nuk është i juaji, shpresat që i kanë qytetarët te unë lermani mua. Mos i bartni ju gajlet e mia”, u shpreh Kurti.

    Paraprakisht, Haradinaj i tha Kurtit “të mos mbajë ligjërata”.

    “Po më pëlqen nganjëherë që po na mban ligjërata këtu, ju siguroj që këto ligjërata janë edukuese edhe mu më ndihmojnë nganjëherë, por nuk po i zgjidhin temat. Punëtorët jashtë, pesë pare si jepin çfarë ligjërate më jepni mu. Ata presin që kur do ta miratoni ligjin, kur do t’i rritni pagat. Ne ju admirojmë për dëshirën e tuaj me na mbajt ligjërata, ma mirë dërgoni ata ministra te KEK-u me ndonjë tendë le të mërdhihen pak ndoshta gjejnë zgjidhje”, ka thënë ajo.

    Akuzave të Ramush Haradinajt për vonesa në Ligjin për Paga dhe “ligjërata” në Kuvend, kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur duke e akuzuar Haradinajn për privatizime.

    “Për mua është e qartë se ata që po na kritikojnë në thelb e doni atë ligjin e shfuqizuar. Ju po doni të nxitohemi rishtaz për një ligj të vjetër, që ne t’ia gjejmë paratë atij ligji të vjetër. Po ju theksoj, jemi vonuar sepse ju jeni nxituar. Pikërisht duke i bërë ligjet shkel e shko na keni lënë pa ligj. Nëpërmjet urgjencës ju e keni dëmtuar rëndësinë. Ne e trajtojmë me rëndësi dhe urgjencë përgatitjen për të. Jo shkeljen shkel e shko për një miratim Ad-Hoc. U theksuan shpresat e qytetarëve. Pajtohem për këtë, ata kanë shpresa tek ne. Por ky nuk është problem i juaji, shpresat e qytetarëve mi lërni mua, unë merrem me ta. Është diçka interesante. Pronarët e mëdhenj kanë hallë pagat e zjarrifkësve, pronarët e mëdhenj të qindra hektarëve thonë me ua rritë nja 5% pagat zjarrfikësve. Qysh me besu këtë situatë? Këta janë lot krokodili, prandaj këta pronarë të mëdhenj të tokave nuk janë as të sinqertë e as seriozë. Konkretisht meqë mu dha propozimi që ministrat e mi t’i çoj te KEK-u e të mërdhihemi, e kam një propozim tjetër, deputeti Haradinaj, le t’i kthen në shtet ata 200 hektarë, e na ja kthejmë 70 mijë euro. Si thoni, le t’ia kthen shtetit 200 hektarë e na ja kthejmë 70 mijë euro”, ka qenë përgjigja e Kurtit.

    Kurti premton Ligjin për Paga: Do t’u bëhet zgjidhje problemeve thelbësore

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!