×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja e 198

    Kurti: Jankoviqi është dërguar në Rashkë, hakmarrja e Serbisë akt i qëllimshëm për tensione

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 11:21

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për bllokimin e qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në pikat kufitare. Kreu i qeverisë tha se Serbia u hakmorr pas kalimit me sukses të fazës së dytë drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, shkruan Reporteri.net.

    Kryeministri tha se qindra qytetarë u ndaluan derisa po shfrytëzonin Serbinë si tranzit për tu kthyer apo shkuar në BE.

    I pari i qeverisë përmendi edhe ndalimin e zëvendëdrejtorin e policisë së Kosovos, Dejan Jankoviq, ndërsa bëri të ditur se ai është dërguar në Rashkë.

    “Serbia u hakmorr, ndaloi në kufi përmbi 20 orë qindra qytetarë të vendit tonë të cilët e shfrytëzonin Serbinë si tranzit per tu kthyer apo shkuar në BE. Në mesin e të ndaluarve është edhe zv.drejtori i Policise Kosoves, Dejan Jankoviq. Sipas informatave që kemi është dërguar në Rashkë. Nga e kaluara e dijmë që ata që ndalohen intervistohen nga akterë të ndryshëm të Serbisë”, tha Kurti.

    Kurti në mbledhjen e 198 tha se ditën e djeshme nga autoritetet serbe janë ndaluar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, serb e shqiptarë, ku pesë prej tyre janë liruar, derisa pesë të tjerë janë në mbajtje, këtu përfshirë edhe Jankoviqin.

    “10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës në ndalim kanë qenë serbë dhe shqiptarë të cilët janë ndaluar në Jarinj, te kufiri Kroaci-Serbi, Dheu i Bardhë. 5 nga ta janë liruar, 5 të tjerë akoma janë ne mbajtje, perfshirë edhe Jankoviqin”, tha Kurti.

    “Veprimi i Serbisë është akt i ulët i hakmarjes. Keqtrajtimi i qytetarëve është akt i shkeljes së të drejtave të njeriut dhe lëvizjes së lirë. Serbia ka shkelur nje grumbull marrveshjeve, përfshirë ata 2011 për lëvizje të lirë, 2021 me karta të lëvzijes me identetit dhe ate të 2023 per normalizim të marrëdheneve”, shtoi Kurti.

    “Ndalimi na i risolli kujtimet e hidhura të Serbisë së Millosheviqit, ngelet e njëjta së udhëhiqet nga një bartës i tij. Për më tepër veprimi i hakmarjes është menduar si akt i qëllimshëem i tensioneve”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!