×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Mbrëmë nuk pati marrëveshje për targa, por dakordim – Borrelli ndryshoi deklaratën, jo ne

    Reporteri
    24 Nëntor 2022 | 11:50

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për marrëveshjen e arritur mbrëmë në Bruksel, shkruan Reporteri.net.

    Kurti tha se ajo që është arritur mbrëmë, nuk është e njëjtë me  propozimin e së hënës, që iu ishte ofruar.

    Sipas kryeministrit, me marrëveshjen e mbrëmshme qëndrimi i Kosovës ka mbetur i njëjtë, por ka ndryshuar vetëm qëndrimi i kryediplomatit Borrell.

    Madje, kryeministri Kurti tha se ajo nuk është marrëveshje për targa, por është dakordim, me të cilin synojnë  t’i japin hapësirë negocimit të propozimit franko-gjerman.

    “Qëllimi ynë ishte që propozimi franko-gjerman për normalizim të bëhet çështja e diskutimeve në Bruksel drejt arritjes së një dakoridimi i cili shtetit tonë që është normal e demokratik t’ia bashkëngjit edhe një raport normal me Serbinë. Ishte e qartë nga vet deklarata e Borrell që një gjë e tillë nuk ishte e përfshirë në diskutimet e ditës së hënë. Tash ajo figuron saktësisht. Besoj që kjo është një arritje e madhe.

    Ata që thonë ajo që nuk është pranuar të hënën, është  pranuar të mërkurën ndryshme, nuk e dinë se për çka po flasin. Është dyfish tekst më i madh. Nuk është marrëveshje, është dakordim, por jo marrëveshje. Është deklaratë e Borrelit. Mbrëmë është ndryshuar deklarata e Borrellit. Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, Borreli ka ndryshuar deklaratën. Kjo është shumë mirë”, tha Kurti ndër të tjera në seancën e Kuvendit.

    Kurti tha se përmes dakordimit të mbrëmshëm synohet të krijohet një një masë elementare mirëbesimi për t’i dhënë shansë dialogut në shpejtësi,  që Kurti tha se do të fillojë brenda disa ditëve.

    “Marrëveshja e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targa. Ne do t’i japim hapësirë negocimit të propozimit të BE-së, që më herët quhej propozim franko-gjerman.  Mua  hënën mu vërtetua se nuk është franko-gjerman, por meqë insistohet se është i BE-së, nuk e kam problem.

    Ne synojmë të krijojmë një masë elementare mirëbesimi për t’i dhënë shansë dialogut në shpejtësi dhe ai duhet të fillojë brenda disa ditëve. Në paragrafin e parafundit thuhet që në ditët në vijim, dhe është shumë mirë që është përshpejtuar. Unë e di që kam pasë kërkesa për 12 muaj e 10 muaj. Kjo po bëhet shumë më shpejt.

    S’ka nevojë 12 muaj, pse 12 muaj. Dhe qëndrimi jonë doli i drejtë.  Kjo natyrisht se është mirë për shtetin e Kosovës, por jo vetëm, edhe për marrëdhëniet e ndërsjella me fqinjin verior”, u shpreh Kurti.

    Ai tha se tek çështja e targave nënkupton se dakordimi është i vlefshëm deri në momentin që përfundojnë negociatat për propozimin franko-gjerman.

    “Pjesa e targave në marrëveshje nënkupton që Qeveria nuk lëshon dhe regjistron targa të reja.

    Ajo është e vlefshme deri në përfundimin e negocimit të propozimit të planit franko gjerman. Kur të kryhet negocimi atëherë skadon afati i këtij dakordimi”, tha Kurti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!