×
  • Lajme
  • Lajme / "Hakmarrje"

    Kurti: Mbi 300 shtetas të Kosovës janë ndaluar arbitrarisht në kufij, Serbia po hakmerret për Këshillin e Evropës

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 14:36

    Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar hakmarrje të Serbisë për votimin në Asamble të Këshillit të Evropës, ndalimin e shtetasve të Kosovës në pikëkalimet kufitare të Serbisë.

    Kurti në një reagim në “X” tha se që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas kosovarë – përfshirë fëmijë janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet.

    Kjo tha Kurti është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti.

    MPJD dhe MPB u kanë bërë thirrje sot qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, për shkak të tensionimit të sigurisë.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e QUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate.

    “Apelojmë tek të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën”, u tha mes tjerash në njoftim. /Reporteri.net/

    MPJD njofton QUINT-in dhe BE-në për bllokimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi: Po vazhdojnë të merren në pyetje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!