×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Bratislavë thotë se trazirat në veri janë “pishman” i Vuçiqit për marrëveshjen e Ohrit

    Reporteri
    31 Maj 2023 | 12:08

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Forumin e Bratislavës, ku po diskutohet për politikën e jashtme, sigurinë, çështjet evropiane dhe ekonominë.

    Kryeministri Kurti ka thënë se është bindja e tij që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, është penduar që i ka thënë po marrëveshjes në Ohër.

    “Është bindja ime që presidenti i Serbisë i ka thënë po marrëveshjes për mos ta nënshkruar dhe tani i ka rënë pishman që ka thënë po”, ka thënë Kurti.

    Ai ka thënë se situata është e tensionuar për shkak se Beogradi nuk do ta bëjë implementimin e marrëveshjes.

    “Situata është e tensionuar sepse kemi një tekst kogja mirë të përgatitur që është kthyer në një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë në njohjen De Facto si esencë e saj dhe pastaj e shënuar edhe në konstatimet e mbledhjes së Këshillit Evropian por se implementimi po ngec pasi Beogradi nuk do ta bëjë këtë”, ka thënë Kurti.

    Kurti ka folur edhe për zgjedhjet në veri, ku ka thënë se vet Beogradi nuk lejoj asnjë lloj partie tjetër të udhëheq në Kosovë përpos partinë që mund ta kontrollë vet.

    “Me 5 nëntor të vitit të kaluar katër kryetarët e komunave tona të veriut kolektivisht dhanë dorëheqje sepse Beogradi tentoi ta bëjë këtë së bashku me diku 500 polic dhe 10 deputet të cilët kanë ulëset e rezervuara , të gjithë këta nga njëra parti sepse në Kosovë ka pluralizëm politik, por Beogradi nuk lejon asnjë lloj partie tjetër përveç partisë që e kontrollon vet”, tha Kurti.

    “Nuk ka pluralizëm politik, nuk besoj që mund të ketë demokraci pa pluralizëm politik, pa të drejtat e njeriut, kjo parti po I përzë secilin nga gara dhe në fund I bojkoton zgjedhjet, ne I kemi shtyrë zgjedhjet për katër muaj nga dhjetori në prill, u desht ti mbanim me 23 prill, kater kandidat shqiptar fituan, dy nga partia ime dy të tjerë nga një parti opozitare e parlamentit tonë”.

    Sipas Kurtit, zgjedhjet e katër kryetarëve në veri i ka pranuar vet bashkësia ndërkombëtare edhe pse të njëjtit kur është dashur të shkonin për të ushtruar funksionin e tyre në kuvend komunal, janë penguar.

    “Këta janë kryetar me K të vogël jo të madhe për shkak se ardhja në zgjedhje ka qenë e ulët, nuk mund të them që kanë legjitimitet të plotë politik, por ligjshmëria duhet të jetë e zbatuar ata janë kryetar, bashkësia ndërkombëtare e ka njohur procesin, i ka njohur rezultatet, kur këta kryetar u deshtë të shkonin në zyrat e tyre në ndërtesat komunale që janë pronë e Republikës dhe ndodhë që të jenë të zbrazëta që paria serbe ka dalë nga aty kanë filluar të organizojnë turma të dhunshme që kanë sulmuar zyrtarët tanë policor dhe ushtarët e KFORIT”, tha Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!