Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar sot vendimin e qeverisë së Isa Mustafës të vitit 2015 ku ishte kërkuar që të ekzekutohet dividenta nga PTK-ja në vlerën 30 milionë euro.
Dividenda nga 30 milionë euro është zbritur në 15 milionë me vendimin e ri të qeverisë.
“Shfuqizohet pjesërisht Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 17/20, i datës 24.03.2015, për kërkesën e deklarimit dhe ekzekutimit të dividendës nga Ndërmarrja Publike “Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh. A. (PTK), ku vlera e dividendës së kërkuar zbritet nga 30.000.000,00 € (tridhjetë milionë euro) né 15.000.000,00 € (pesëmbëdhjetë milionë euro). 2. Obligohet Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve pér zbatimin e kétij Vendimi. 3. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Qeveria mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit, miratoi dy vendime të rëndësishme
Sipas arsyetimit të vendimit të qeverisë, PTK ’ka arritur ta paguajë dividendën prej 30 milionë euro por ka paguar vetëm 15 milionë euro e cila është kontestuar në instancat gjyqësore nga kjo ndërmarrje publike.
Pjesa tjetër e dividendës nuk është paguar dhe kjo figuron akoma si obligim financiar i PTK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.