×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në lamtumirën e fundit për babain e Enver Zymberit

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 15:23

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Muharrem Zymberit, babait të heroit Enver Zymberi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

    Muharrem Zymberi,  i cili ishte edhe veteran lufte dhe i burgosur politik, u kujtua nga Kryeministri Kurti si njeri i dashur, bujar, punëtor, i guximshëm e i qëndrueshëm.

    “Në burg ishte i pathyeshëm dhe të gjithë që e kanë njohur, kanë marrë forcë prej tij. Pavarësisht se nuk dihej çka do të ndodhë të nesërmen, buzëqeshja dhe trimëria, në asnjë situatë nuk i kanë munguar Muharrem Zymberit”, tha kryeministri, duke folur për kohën kur të dy ishin të burgosur politik, në Burgun e Pozharevcit.

    Ai tha se janë pikërisht njerëzit si Muharrem Zymberi, që e shtyjnë përpara edhe shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar. Pra patriot të devotshëm, njerëz, të cilët japin gjithçka për vendin e vetë e nuk kërkojnë asgjë prej tij.

    “Tash jemi këtu pranë varrit edhe të Enverit edhe të Muharremit dhe padyshim se te kjo familje, e cila i dha shumë edhe luftës edhe paqes, do të rikthehemi përherë, për shkak se i kemi obligim e borxh për kontributin e tyre”, tha mes tjerash kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!