×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti paralajmëron seancë të jashtëzakonshme për nesër, temë referendumi serb

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 13:49

    Kryeministri Albin Kurti ka folur shkurt për mediat pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se tri institucionet kyçe të shtetit do të dalin me komunikatë të përbashkët gjatë ditës, duke mos dhënë detaje më shumë. Kurti paralajmëroi seancë të jashtëzakonshme për të shtunën.

    Në takim ishim të pranishëm presidentja, kryekuvendari, unë dhe dy zëvendëskryeministrat. Pas takimit të tri institucionet do të dalim me komunikatë të përbashkët për shtyp. Unë po shkoj në kryeministri që ta përgatisë thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër në orën 14:00”, u shpreh Kurti.

    Sot, komuniteti ndërkombëtar tha se me keqardhje ka pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

    “Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.

    Pas kësaj kumtese, ambasadorët e QUINT-it u takuan me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, në ndërtesën e Presidencës së Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!