×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Plani franko-gjerman bazë e mirë për të ardhmen, nuk është marrëveshje finale

    Reporteri
    12 Shkurt 2023 | 20:22

    Kryeministri Albin Kurti tri ditë para shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë ka folur për propozimin e planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. 

    Kryeministri Kurti ka deklaruar se propozimi i Bashkimit Evroopian është bazë e mirë për bisedime të mëtutjeshme dhe nuk mund të kthehemi prapa.

    “Propozimi i BE-së është një propozim që ne e kemi thënë se është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara. Pra ne nuk mund të shkojmë prapa. Unë përmenda çfarë kemi vuajtur e hequr sepse pikërisht këtë gjë e do Serbia kthimin mbrapa. Nëse shikoni deklaratat e Beogradit zyrtarë ata janë në kërkim të një makine kohore që të na kthejë para vitit 1999 ose para vitit 2008. Pra në Serbi dallohen politikanët në ato që duan të na kthejnë me makinë kohore para vitit 1999 ose para vitit 2008. Por siç e dimë makinë kohor nuk ka. Ne duhet të ecim përpara dhe unë kam konsideruar se plani Franko-Gjerman i mbështetur edhe nga SHBA është një bazë e mirë për këtë gjë”, tha Kurti.

    “Kjo marrëveshje e propozuar nga BE nuk bëhet pa u zhvillu një raiund tjetër neogaciata nuk është marrëveshje finale. I ka 5 fjali në preambulë dhe 5 nene. Është propozim europian dhe demokratik dhe thirret në koncepte universale. Normalizimi i plotë Kosovë-Serbi është një marrëveshje që në qendër ka njohjen Kosovë-Serbi. Nuk ka më ndërkombëtarë që thonë nuk ka normalizim të plotë pa njohje reciproke”, tha Kurti në një intervistë për Europnews Albania, transmeton Reporteri.net.
    Kurti tutje shtoi se viti 2022 është vit që Kosova kurrë nuk është përmend më shumë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!