Situata para Kryeministrisë ka nisur të tensionohet, pasi disa protestues kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve të Policisë.

Pas incidenteve, Policia ka nisur ndërhyrjen me autobotë me ujë, ndërsa përmes megafonëve u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe të largohen nga perimetri i godinës.

“Ju lutemi, largohuni nga veprimet e dhunshme. Policia do të veprojë”, ishte thirrja e përcjellë nga efektivët.

Reklamë

Në zonë janë afruar edhe dy autobotë të tjerë, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar. Në të dyja anët e perimetrit janë pozicionuar autobotë dhe forca të shumta policore, të cilat po monitorojnë situatën.