Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar themelimin e një avio-kompanie shtetërore për të lehtësuar vizitat e mërgatës në Kosovë, nëse votohet Qeveria e re, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se beson që për këtë projekt do ta ketë edhe mbështetjen e LDK’së, meqë siç tha përfshihet edhe në planin e tyre.
“Për të lehtësuar vizitat e mërgatës në vendlindje, do të themelojmë avio-kompaninë shtetërore, projekt që besoj se do ta ketë mbështetjen e LDK’së sepse e kanë edhe ata në programin e tyre”, tha Kurti në ekspozenë e tij.
“Mërgata jo vetëm që është pjesë në politikat e qeverisë, por është edhe pjesë e bërjes së atyre politikave. Përmes dritares për investimet e diasporës, do të mbështeten ndërmarrës nga diaspora deri në 100 milionë euro investime që bëhen në Kosovë”, shtoi ai./Reporteri.net