×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Seanca

    Kurti pyetet a do të ketë sot president: Ne i bëjmë përpjekjet maksimale, ta shohim a vjen opozita

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 10:33

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti,  para vazhdimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, ka thënë se do të bëjnë përpjekje maksimale për ta zgjedhur të parin e shtetit.

    Teksa po futej në Kuvend i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Kurti ka theksuar se po presin nëse deputetët e opozitës do të shkojnë në seancë.

    “Ne i bëjmë përpjekjet maksimale, tash ta shohim a do të vinë deputetët e opozitës që e kanë obligim kushtetues të përfaqësojnë popullin, të marrin pjesë në votim”, është shprehur shkurt Kurti.

    Ai nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse do ta përkrahin ish-presideneten Vjosa Osmanin për të marrë edhe një herë drejtimin e shtetit..

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!