×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti, Rizvanolli e Murati sot vizitojnë Telekomin

    Reporteri
    10 Janar 2022 | 9:03

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të vizitojnë sot Ndërmarrjen Publike – Telekomi i Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Sipas njoftimi nga kryeministria, vizita do të bëhet në orën 11:00.

    Kujtojmë se Telekomi i Kosovës i është nënshtruar dy herë procesit të privatizimit, mirëpo asnjëri prej tyre nuk është finalizuar me sukses.

    Gjatë muajit dhjetor të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë aktvendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me kontestin e Telekomit dhe Z-Mobile.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!