Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati takoi Bordin e ri Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike “Trepça”, të emëruar në mbledhjen e 212-të të Qeverisë.
Në njoftimin e qeverisë thuhej se bashkë diskutuan rreth veprimeve të menjëhershme dhe planet dhe synimet afatgjata për ndërmarrjen minerare.
“Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë për ta përkrahur Trepçën kundrejt një plani të qartë të veprimit”, thuhej në njoftim.
“Qeveria e Republika e Kosovës synon ruajtjen e pronësisë publike dhe rivitalizimin e Trepçës në përputhje me interesin shoqëror, ekonomik dhe mjedisor”, thuhej më tej.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.