×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se Ligji për Paga i Qeverisë Haradinaj ishte elektoral dhe shumë i dobët

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 15:19

    Albin Kurti, ka kritikuar ligjin e pagave që e kishte hartuar Qeveria Haradinaj. Ai ka thënë se me rritjen e pagave duhet të rritet edhe produktiviteti.

    “U konstatua se ligji nuk arriti të shpërfaqte as parimet që kishte vendosur vetë. Një ligj i dobët që më shumë se dobi i bëri dëm shtetit. Rritën pagat pa pasur rritje ekonomike, për pazare politike. Më shumë se 34 mijë zyrtarë të shtetit nuk e gjenin veten në këtë ligj dhe ata që e gjenin nuk ishin të kënaqur. Ligji për paga, përveç që ishte ligj elektoral, por kishte mangësi të mëdha. Sot kur si Qeveri, jemi duke e analizuar në detaje, gjendja e trashëguar është edhe më kaotike se sa që duket. Faturat mujore për disa paga tejkalojnë të pranueshmen krahasuar me disa tjera që nuk arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet bazë. Ka kërkesa legjitime të rritjes së pagave, por rritja e pagave rritet me rritjen e produktivitetit”, ka thënë ai.

    “Rritja ekonomike duhet të përkthehet në punësim, jo vetëm në paga”, ka vazhduar Kurti.

    Sipas Kurtit, sindikatat duhet të forcohen dhe t’i mbrojnë interesat e sektorit publik, por edhe t’i mbrojnë qytetarët që paguajnë për pagat e sektorit publik.

    “Është duke u punuar një ligj i cili do t’i përgjigjet anomalive apo mangësive të ligjit të kaluar”, ka thënë Kurti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!