×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti u takua edhe me Lajçakun, flasin për procesin e dialogut

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 13:14

    Në kuadër të vizitës në Bruksel, për mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell takoi edhe përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

    Në këtë takim të përbashkët me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, Kryeminsitri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën evropiane. U diskutua mbi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e tij.

    Kumtesa e kryeministrisë njofton se po ashtu u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

    Kurti në Bruksel kërkon liberalizmin e vizave: Kemi përmbushur të gjitha kriteret, BE-ja të lëvizë para

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!