×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me ish-diplomatin

    Kurti: Walker një nga miqtë më të mëdhenj tanë, ia tregoi botës të vërteten për Millosheviqin

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 22:32

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim William Walker, ish-ambasador i OSBE gjatë luftës në Kosovë që i tregoi botës për krimet e Serbisë ndaj civilëve në Kosovë.

    Për këtë, Kurti e ka cilësuar si nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës.

    Kjo pasi siç thotë Kurti, Walker i tregoi botës për të vërtetën e Sllobodan Millosheviqit.

    “Ambasadori William Walker është ndër miqtë më të mëdhenj që ka vendi ynë. Ai ishte një nga figurat e para ndërkombëtare që vizitoi vendet e masakrës si Shef i Misionit Verifikues të Kosovës, duke dokumentuar mizoritë e ndodhura në Kosovë në vitin 1998. Kur hyri në Reçak, ai pa kufomat e 45 shqiptarëve që ishin vrarë nga forcat serbe në ky fshat. Ngjarjet në Kosovë kanë ndodhur para epokës së mediave sociale, kështu që pa vullnetin dhe integritetin e njerëzve dhe organizatave si ambasadori Walker dhe OSBE, historia mund të kishte marrë një kthesë edhe më të rëndë. Në kohët tona më të errëta, ai i shpalli botës të vërtetën e plotë dhe të panjollosur për regjimin e Millosheviqit.

    Kjo është edhe arsyeja pse vepra e tij është një kontribut themelor për të drejtat e njeriut dhe përse ne ishim të nderuar ta kishim atë si mysafir special për 25 vjetorin e çlirimit tonë”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!