×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila e quan “skajshmërisht të politizuar” grevën në arsim

    Reporteri
    22 Shtator 2022 | 13:16

    Greva është politizuar skajshmërisht, tha shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në debatin parlamentar për grevën në arsim, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Fëmijët e klasës së parë po presin t’i takojnë mësuesit e tyre për herë të parë”, u shpreh Kusari-Lila.

    Qeveria e Kosovës u ka ofruar SBAShK-ut diskutime përmbajtësore, u shpreh deputetja, por se këta të fundit kanë vendosur të vazhdojnë grevën pa arsye.

    Në lidhje me ankesat e SBAShK-ut ndaj ndërmjetësimit të Avokatit të Popullit, Kusari-Lila u shpreh se qeveria e Kosovës nuk e ka emëruar atë.

    Tri kërkesat e grevistëve të paraqitura ditë më parë: për rritje për 10% të pagave nga janari, ndryshimi i ligjit për skemën pensionale dhe që deri në fund të vitit të zbatohet ligji për sigurime shëndetësore, Kusari pati një përgjigje.

    Ligji i Pagave, tha Kusari, përmban rritje më shumë se 10% nga ç’është kërkuar, ndërsa ajo për sigurimet shëndetësore tha se nuk është trajtuar qe 20 vite, dhe se asaj nuk mund t’i vendosen këso afatesh kohore.

    Qeveria ka ofruar 10 milionë euro për barna, tha ajo, dhe se kjo paraqet rrugën drejt sigurimeve shëndetësore.

    “SBAShK-u po u shkel fëmijëve të drejtën elementare kushtetuese për shkollim”, ka thënë ajo.

    Greva, më tej tha ajo, ka edhe parregullësi ligjore. Sipas Nenit 16 te Ligji për Greva, Kusari tha se duhej të ishte bërë minimumi i vijimit të procesit të punës. As prej 5 orë në 3 orë shkurtesë orësh, “as minimuni nuk është bërë”.

    Fëmijëve, tha Kusari-Lila, nuk duhet t’u mohohet shkolla dhe se mësimdhënësit duhet të kthehen në mësim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!