×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi edhe sot në seancë të jashtëzakonshme

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 8:56

    Sot prej orës 10:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

    Kjo seancë të vetmen pikë të rendit të ditës e ka debatin parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, edhe dje është mbajtur seancë e jashtëzakonshme për shpenzimin e buxhetit të paplanifikuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    Sidoqoftë, opozita nuk ka arritur dje të sigurojë votat për të miratuar një rezolutë pas debatit të gjatë dhe me përplot akuza. Rreth seancave të jashtëzakonshme ka pasur edhe kritika, duke i konsideruar si të panevojshme.

    Madje deputeti Milaim Zeka duke ironizuar me thirrjen e seancave të shpeshta dhe për shumë tema, ai kërkoi që një e tillë të thiret edhe për gripin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!