×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Kosovës, më dembeli në rajon

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 15:13

    Para më herët nisi vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, që është e fundit për këtë vit, por shkoi në pauzë edhe pa u votuar ndonjë projektligj.

    Sot, janë votuar në Kuvendin e Kosovës masat emergjente të Qeverisë për situatën me furnizim me energjinë elektrike.

    Në rend dite për votim janë edhe pesë projektligje. Por, edhe me votimin e kthimin e tyre në ligje, Kuvendi i Kosovës do të mbyllë vitin 2021, si më dembeli në rajon.

    Gjatë vitit 2021, janë miratuar vetëm 36 ligje, sipas “votaime.org”, apo 31 për qind e agjendës legjislative për këtë vit.

    Vendet e rajonit kanë miratuar shumë më tepër ligje gjatë vitit që po shkon.

    Maqedonia e Veriut është kampione, me 209 ligje të miratuara.

    “Prej gjithsej 59 seancave plenare të mbajtura në këtë mandat nga fillimi i kësaj përbërjeje parlamentare, 39 seanca janë të përfunduara plotësisht. Seanca plenare të papërfunduara janë gjithsej 20. Gjithsej ligje të nxjerra në vitin 2021 janë 209, prej të cilave me procedurë të rregullt janë miratuar 111 ligje, me procedurë të shkurtuar janë miratuar 79 ligje”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

    Pas Maqedonisë, më së shumti ligje ka miratuar Kuvendi i Serbisë – 191, bëhet e ditur në uebfaqen e këtij institucioni.

    Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë më 2021 ka miratuar 130 ligje, bazuar në të dhënat në uebfaqen e legjislativit të Shqipërisë.

    Për Malin e Zi, vendin e njohur për përtaci sipas legjendave, nuk ka të dhëna të detajuara për punën e Kuvendit, por sipas disa raportimeve të mediave të këtij vendi, ka më pak ligje të miratuara se Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!