Pas votimit të Qeverisë Kurti 3 dhe betimit të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi mbylljen e seancës.
Qeveria e re u votua me 66 vota për dhe 49 kundër.
Votimi pasoi me intonimin e Himnit të Kosovës dhe betimin e ministrave.
Teksti i betimit u lexua nga kryeministri Albin Kurti./Reporteri.net