Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2023

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e vitit 2023, në vlerë prej 3.2 miliardë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Pro kanë votuar 65 deputetë, derisa votë kundër apo abstenim s’ka pasur.

Në momentin e votimit, në sallë ndodheshin 72 deputetë.

“Konstatoj se Kuvendi i Kosovës e miratoi Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2023”, tha Kryeparlamentari Glauk Konjufca./Reporteri.net