×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon të votohet rezoluta e AAK-së, seanca e Kuvendit vazhdon të premten

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 18:36

    Kuvendi i Kosovës ka hedhur në votim propozimin e AAK-së për kërkesën e ZRRE-së për rritje çmimesh. Në sallë ishin 77 deputetë, shkruan Reporteri.net.

    Me 22 vota për, asnjë kundër dhe 49 abstenime, nuk ka kaluar rezoluta e propozuar nga AAK-ja.

    Sot gjatë seancës, kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë debatit parlamentar në lidhje me “ngritjen enorme të çmimeve”, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të nxjerrin një rezolutë e cila obligon Zyrën e Rregullatorit për Energji të rishikojë tarifat.

    “Ne po kërkojmë që të bëjmë një rezolutë që si Kuvend kërkojmë nga ZRrE që këto tarifa t’i ri-konsiderojë dhe këto tarifa mos të miratohen në mënyrë që të ngritët çmimi i energjisë. Nëse kjo do të ndodh përgatituni edhe për një valë të re të shtrenjtimit respektivisht të rritjes enorme të çmimeve në Kosovë dhe bankrotimit të shoqërisë dhe bankrotimit të amvisërisë-qytetarëve”, tha ai.

    Seanca është mbyllur për të vazhduar nesër në orën 10:00./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!