×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 19 vjeçari nga Podujeva që vdiq mbrëmë në aksident

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 9:45

    Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në fshatin Bajçinë të Podujevës, ku si pasojë e tij një i ri ka vdekur.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe Emergjenca e Podujevës, teksa edhe një person tjetër është dërguar për tretman mjekësor në QKUK të Prishtinës.

    “Njëri prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Personi tjetër është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zëdhënësja për Informim e Policisë së Kosovës për rajon e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Mësohet se tashmë i ndjeri është Jahir Gashi (rreth 19 vjeç) nga fshati Dobërdol i Podujevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!