×
  • Lajme
  • Lajme

    Mesazhi i Veselit për Samitin e Berlinit

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 19:16

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli ka lëshuar një mesazh për Samitin e Berlinit, një ditë para mbajtjes së tij.


    Lideri i koalicionit qeverisës në Kosovë ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ashtu sikur Berlini është kërthiza e Europës, edhe Kosova është kërthiza e Ballkanit.

    Ai ka thënë se që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara.

    “Berlini është kërthiza e Europës. Kosova është kërthiza e Ballkanit. Që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara. Njëra nuk mbrohet duke e dëmtuar tjetrën, por vetëm duke e respektuar, kuptuar, ndihmuar dhe mbrojtur!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

    Sipas agjendës zyrtare të siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net”, të hënën në kuadër të këtij samiti, në ora 15:30 në Berlin pritet të arrijnë edhe udhëheqësit tjerë shtetërorë të vendeve ballkanike, përfshirë edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi e Kryeministrin Ramush Haradinaj.

    Agjenda nuk parasheh ndonjë takim të veçantë, sy me sy, mes liderëve kosovarë Thaçi e Haradinaj, me nikoqirët Merkel dhe Macron. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!