×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi nga Mushtishti që u gjet i vrarë në kazino

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 13:12

    Një person rreth të 30-ve është vrarë mëngjesin e sotëm në një kazino në Suharekë.

    Këtë informacion e ka konfirmuar policia për Reporterin.net, por nuk kanë dhënë detaje, dhe vetëm kanë shtuar se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

    Por, mësohet se i vrari është Jetmir Aliaji cili ishte në punë në momentin e vrasjes. I ndjeri ishte nga fshati Mushtisht i Suharekës.

    Ndërkaq fotografia e tashmë të ndjerit është shpërnarë në rrjetet sociale ku thuhet se ai në momentin e vrasjes kishte qenë duke punuar në kazino.

    Ndërkohë që në po të njëjtin qytet, para pak orëve dyshohet se ka ndodhur edhe një vrasje. Vëllai besohet se ka vrarë vëllan në Studentqan të Suharekës.

    Kjo është vrasja e tretë brenda kësaj jave në Kosovë. Të martën u vra një burrë në Marmull të Gjakovës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!