×
  • Lajme
  • Lajme

    Lahi Brahimaj nga Haga kujton bashkëluftëtaren që u varros sot

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 19:34

    Ish-ushtarja e UÇK-së Fetnete Ramosaj u varros  sot në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

    Në ceremoninë e varrimit nuk mori pjesë bashkëshlftëtari i saj, Lahi Brahimaj, pasi ndodhet në Hagë, aty ku të hënën do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

    Nga atje, Brahimaj i ka dhënë lamtumirën Ramosajt, duke thënë se në Holandë ‘po e mbrojmë të vërtetën e luftës së UÇK-së’.

    Shkrimi i plotë i Brahimajt në Facebook:

    Sot, kur Ty Fitnete, bashkëluftëtare, tu dha lamtumira e fundit, unë nuk isha prezent, dhe për këtë më vjen keq, por fati e ka që shpesh të mos gjendesh fizikisht aty ku je me mendje e me zemër.

    Nga Haga, nga këtu ku komunikoja shpesh me Ty për zhvillimet në Kosovë, dikur, edhe sot po e shkruaj një lamtumirë dhe po të thurr lavdinë për gjithçka që ke dhënë gjatë dhe pas luftës.

    Edhe sot, po e mbrojmë të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe sakrificën e popullit shqiptar, me shumë bashkëluftetarë të tjerë, atë të cilën deri në fund të jetës e trumbetove edhe Ti, Fitnete.

    Lavdi, “Zëri i UÇK-së”, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!