×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak publikon foto nga takimi me Kurtin, tregon për çka biseduan

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 23:09

    Miroslav Lajçak, ndërmjetuesi special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka publikuar fotografi nga takimi që mbajti sot me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.


    Lajçak, me anë të ‘Twitter’-it, e ka cilësuar takimin si konstruktiv, teksa njoftoi që u diskutua për dialogun me Kosovën dhe Serbinë.

    “Pata një takim konstruktiv me Albin Kurtin sonte. Ne diskutuam në thellësi për dialogun, si dhe hapat e ardhshëm drejt tij”, ka shkruar ai.

    Ndërkaq, Kurti pasi u deklarua pas përfundimit të takimit ka lënë të nënkuptohet se dialogu vazhdon të jetë prioritet i katërt i qeverisjes së tij.

    “Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!