Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohet me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasditen e së premtes në ora 6:30, njoftoi shërbimi për shtyp i presidencës serbe, raporton gazeta online Reporteri.net.
Ende nuk është lajmëruar se a do të udhëtojë Lajçak pas Beogradit për në Prishtinë.
Ky takim vjen pas nisjes së zbatimit të vendimit të qeverisë kosovare për ndalimin e targave të jashtëligjshme me akronime serbe si “KM, PZ etj” në pjesën veriore të Kosovës.
BE ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për një periudhë dhjetë muajshe çështjen e riregjstrimit të targave./Reporteri.net/