×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi në Qeveri

    Lajçaku nesër në Kosovë për takimin me Bislimin

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 21:40
    Foto e Besnik Bislimit me Miroslav Lajçak, në takimin e kaluar

    Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës së nesërme pritet të takohet me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Sipas njoftimit për media, takimi i Bislimit dhe Lajçakut do të zhvillohet nga ora 09:30. Dhe në këtë takim do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

    Lajçaku këtë të hënë ka paralajmëruar se do të diskutojë me Bislimin, për çështjen e dinarit.

    “Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak.

    Lajçak, përmes një postimi në Facebook, foli për takimin në Bruksel mes përfaqësuesve të BQK-së dhe palës serbe ku u diskutua për dinarin.

    Ai tha se nevojiten takime më tej për të gjetur zgjidhje.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka dalë me qëndrim se çështja e dinarit është çështje e brendshme dhe nuk do të diskutohet në dialog.

    Për këtë arsye edhe kishte shkuar përfaqësuesi i BQK-së në Bruksel dhe jo përfaqësues të Qeverisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!