Tashmë është konfirmuar lajmi që festivali “Sunny Hill”, që për dy edicione është mbajtur në Prishtinë, këtë vit do të zhvendoset në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama, e ka konsideruar lajm të mirë zhvendosjen e festivalit në kryeqytetin e Shqipërisë.

“LAJM I MIRË. Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre”, ka shkruar ai.

Reklamë

“S’ka si Tirona jo”, ka shtuar Rama në Facebook.

Postimi i plotë:

Gazeta Online Reporteri ka marrë vesh se Festivali “Sunny Hill” do të mbahet këtë vit në Tiranë, dhe ky vendim siç bëjnë të ditur këto burime, erdhi si pasojë e zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit.

Festivali ku tashmë veçse janë konfirmuar artistët e parë pjesëmarrës, përfshirë edhe DJ të njohur në botë, ishte planifikuar të mbahej në data 4-7 gusht 2022.

Reklamë

Në muajin maj të këtij viti, Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi që kompanisë “Sunny Hill” t’i jepet prona 17-hektarëshe në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim për 99 vjet.

Por procedurat e mëtejme janë zvarritur në Qeveri, gjë që ka bërë që organizatorët e kësaj ngjarjeje të tërhiqen përfundimisht nga organizimi në Prishtinë i festivalit, për ta zhvendosur atë në Tiranë këtë vit. /Reporteri.net/.

Qeveria e dështon “Sunny Hill” në Prishtinë, festivali zhvendoset në Tiranë

Reklamë