×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Ozdrim të Pejës

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 12:48

    Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Ozdrim të Pejës, shkruan Reporteri.net. Në pamje e aksidentit shihet një person i shtrirë në tokë. 


    Policia deri më tash nuk ka dhënë informacion në lidhje me aksidentin në fjalë.

    Në fotografitë e siguruara nga Reporteri.net, nga vendi i ngjarjes, shihet se njëra prej veturave të përfshira në aksidente është e dëmtuar në masë të madhe.

    Aty shihen edhe një grumbull banorësh të mbledhur rreth vendit ku ka ndodhur aksidenti, dhe një person i shtrirë në tokë.

    Nuk dihet ende nëse në aksident ka patur të lënduar apo viktima tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!