×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Lajmi i fundit nga Trusti, kontribuesëve po u ‘avullohen’ kursimet pensionale

    Reporteri
    27 Qershor 2022 | 17:20
    Ilustrim

    Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) ka marrë tatëpjetën. Vlera e aksioneve të Trustit aktualisht ka rënë në 1.603309 €, përderisa më 1 janar 2022 çmimi për njësi kishte shkuar në 1.722244€.

    Vlera e përgjithshme e kontributeve pensionale që i ka nën menaxhim TKPK-ja ka arritur në rreth 2.2 miliardë euro, përderisa numri i llogarive aktive në këtë institucion është mbi 375 mijë.

    Banka Qendrore e Kosovës në muajin prill kishte raportuar se humbjet e Trustit sivjet deri në muajin prill janë mbi 60 milionë euro, përderisa nga rënia e aksioneve në qershor humbjet e tilla vetëm sa janë thelluar.

    Përndryshe, javën e kaluar ka dështuar iniciativa e opozitës në Kuvend për tërheqjen e deri 30% të kursimeve pensionale nga qytetarët, pasi që deputetët e pozitës votuan kundër.

    Tashmë ka filluar një peticion, ku synohet të grumbullohen rreth 10 mijë nënshkrime të qytetarëve, në mënyrë që çështja e Trustit prap të rikthehet në Kuvend në vjeshtë. /frontonline/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!