×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Vritet një 59 vjeçar në Viti

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 16:16

    Një vrasje ka ndodhur paraditen e sotme në Sodovinë të Vitisë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.


    “Në orët e para të mëngjesit, policia ka marrë informata se pas një mosmarrëveshje mes dy familjeve janë rrahur mes vete, pas goditjeve të marra njëri nga personat ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin, 4 persona janë arrestuar. Dyshimet e para janë se rasti ka ndodhur për motive pronësore”, ka thënë Hashani për Reporteri.net.

    Ai ka thënë se pas lëndimeve të marra, viktima ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë.

    Kujtojmë se më 28 prill një 49 vjeçar u gjet pa shenja jete në fshatin Reka e Allages në Rugovë.

    Viktimës dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse me sëpatë tre familjarë të tij kur janë përleshur për mal.

    Ndërsa po për çështje pronësore një tjetër vrasje ndodhi më 12 mars në fshatin Marmull të Gjakovës.

    Tunë Bezhi, një banor i këtij fshati u vra, jo shumë larg shtëpisë së tij.

    31 vjeçari Alfred Gjugja, nga i njëjti fshat, dyshohet se kreu vrasjen. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!